Rummenigge: Të përjashtohet nga Champions, kush nuk është “Fair”
BKT
Sport

Rummenigge: Të përjashtohet nga Champions, kush nuk është “Fair”

Mes propozimeve të ndryshme për të riformuar futbollin, po studiohet edhe mundësia për të modifikuar “Fair Play-in Financiar”.

UEFA kërkon që të përdoret një kontroll i përgjithshëm, mbi atë që ndodh në të gjithë Ligën, në vend të kontrolleve të detajuara që mund të sjellin ndëshkime të mundshme.

Karl-Heinz Rummenigge jep një tjetër propozim, duke synuar që të rriten ndëshkimet në rast se shkelen protokollet: “Të përjashtohen nga Champions League”.

Ish-presidenti i Bayern Munihut, duke folur për “Welt am Sonntag”, sqaron: “Nëse një klub shkel rregullat, duhet të dijë saktësisht se çfarë e pret, që të mos mund të veprojë në një zonë gri.

Kemi nevojë për një “Fair Play Financiar” versioni 3, që të aplikohet në mënyrë koerente dhe rigoroze dhe që të përfshijë një listë specifike dënimesh, duke arritur deri në përjashtimin nga Champions League”.

Rummenigge është skeptik për të ashtuquajturën “taksë luksi”, të huazuar nga NBA-ja, që gjobit klubet që me dëshirë vendosin që të kalojnë limitet ekonomike që u janë vendosur:

“Po flasim seriozisht, që do të dënojmë ekonomikisht klube si PSG dhe Manchester City, aty ku paraja është diçka relative?”.