17:00 / 11.10.2021
Shkup, 197 gjoba për shkelje të rregullave në trafik
Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njofton se gjatë ditës së djeshme (10.10.2021) vetëm në territorin e Shkupit ka sanksionuar gjithsejtë 197 vozitës, transmeton Telegrafi.
“Prej gjobave të shqiptuara 53 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 29 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 14 për ngasje në gjendje të dehur, 6 gjoba u shqiptuan për vetura të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.
Janë shqiptuar edhe 6 gjoba për përdorim të telefonit, 7 për vozitës fillestar, 9 për kalim në të kuqe në semafor dhe 32 për parkim të parregullt.























