Haradinaj: Suksesi në Klinë e ka emrin Zenun Elezaj
BKT
   Komunat

Haradinaj: Suksesi në Klinë e ka emrin Zenun Elezaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në tubimin zgjedhor në Klinë ka thënë se vota për Zenun Elezajn dhe vota për Aleancën është votë për një qëndrueshmëri në zhvillim, pa ndërprerje e pa këputje, pa hezitime, por një vazhdim i një storie sukesi që veç është dëshmuar.

Haradinaj duke kërkuar votën e qytetarëve, e ka cilësuar kryetarin Zenun Elezajn si njeri që ‘’na ka bërë krenarë, na ka nderu me punë, e ka dhënë kulturën më të mirë të qeverisjes.’’
Ai gjithashtu ka thënë se asambleistet dhe asambleistët janë të gjithë të përzgjedhur, duke i cilësuar si njerëz me profesione të ndryshme dhe që kanë devotshmëri për punë.
‘’Shpresën e shohim për Kosovën tek njerëz si profesori i nderuar, Zenun Elezi, tek ju që keni dhënë shembull të mirë, tek kualitetet tuaja, tek vullneti juaj i madh me e kthy qeverisjen në storie suksesi të qëndrueshëm,’’ përfundoi Haradinaj.

https://www.facebook.com/179643115493444/posts/3082054225252304/


MË SHUME NGA    Komunat