Tahiri: Në Maxhunaj mbështetja qytetare është e madhe për vazhdim mëtutje
BKT
   Komunat

Tahiri: Në Maxhunaj mbështetja qytetare është e madhe për vazhdim mëtutje

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, i cili po rikandidon për një tjetër mandat në zgjedhjet e 17 tetorit, Xhafer Tahiri  sonte ka mbajtur një tubim në fshatin po Maxhunaj.

Tahiri me këtë  rast tha se në Maxhunaj mbështetja qytetare është e madhe për programin e vazhdimit të ndryshimit “Unë i jam mirënjohës fshatit Maxhunaj që gjithmonë e kanë përkrahur fuqishëm LDK.

Enis Maxhuni e Fitoree V. Zekolli janë asambleistët që Maxhunaj i dërgon në Kuvendin e Komunës” ka thënë ai.

Postimi i plotë i Tahirit:

Në Maxhunaj, pa balotazh. Matja e para dy javëve është tejkaluar, mbështetja qytetare është e madhe për programin e vazhdimit të ndryshimit.

Unë i jam mirënjohës fshatit Maxhunaj që gjithmonë e kanë përkrahur fuqishëm LDK.

Enis Maxhuni e Fitoree V. Zekolli janë asambleistët që Maxhunaj i dërgon në Kuvendin e Komunës.


MË SHUME NGA    Komunat