Kryetari Ilazi ngushëllon familjen Shehu
Kryetari Ilazi në një postim në rrjetin social "Facebook" ka shprehur ngushëllime për familjen Shehu.
Ja postimi i tij i plotë:
E nderuara dhe shumë e respektuara familje Shehu
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare- ikonës së Kaçanikut Hebib Shehu.
Një personalitet që i shërbeu skenës atdhetare në dekada të rëndësishme në kohë të vështira e në kohë paqeje.
Dhembja është e madhe, për të gjithë që e njohën e patën rastin të punojnë me të.
Sot u nda nga kjo jetë, por veprimtaria e tij politike e patriotike, do të jetojë gjatë në mendjet dhe zemrat tona- sa të frymojë jeta.
Ngushëllime familjes Shehu, miqve, qytetarëve të Komunës së Kaçanikut dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin të ndjerin!
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës























