Tahiri: Me formulime populliste nuk fitohet Mitrovica
Në emisionin ”Imazh”, të RTK-së, ku u mbajt “Zgjedhjet lokale 2021”, në të cilin pjesmarrës ishin përfaqësues të partive politike, kandidatë të cilët garojnë për asamble komunale në Mitrovicë.
Arian Tahiri, përfaqësues i PDK-së, kandidat për asamble komunale në Mitrovicë, foli për programin qeverisës në këtë komunë, ku si kandidat për kryetar të kësaj komune nga radhët e kësaj partie, garon Bedri Hamza.
Ai mes tjerash tha se bashkë me kandidatin për kryetar të komunës, Bedri Hamza, kanë eksploruar gjendjen në të cilën gjendet komuna, si pasojë e keqqevrisjes, duke i nxjerrë në pah objektivat më kryesore që banorët e kësaj komune kanë nevojë për t’i jetësuar ato.
”Dihet se Mitrovica është duke u ballafaquar me probleme të shumta në sfera të ndryshme të jetës, duke bërë që kjo klomunë të jetë një nga komunat më të varfëra në Kosovë”, theksoi Tahiri.
Më tej ai përmendi disa pika nga programi i tyre qeverisës, ku si më kryesoret janë: zhvillimi ekonomik, arsimi e shëndetësia, dixhitalizimi e transmparenca, për të vijuar te kultura, etj.
Tutje, akuzat e nënkryetarit aktual të Mitrovicës, nga LVV, Faruk Mujka, drejtuar qeverisjes së më hershme, ku ishte PDK, se qyteti ishte nën qeverisjen e krimit të organizuar, etj., Arian Tahiri polemizoi duke i mohuar këto akuza si të pabaza.
”Më vejn, sinqerisht, keq për nivelin e debatimit të nënrkyetarit të komunës, z. Faruk Mujka, që vetëm hedh akuza të përgjithësuara, pa asnjë fakt, karakteristikë e populizmit kjo, duke përdorur fjalë e akuza të rënda të pafaktuara”, theksoi mes tjerash Tahiri.
Më tej ai i kërkoi Mujkës që t’i përmend me emër e mbiemër të gjithë ata që kanë bërë krim e haraç, duke shtuar se ”jemi shumë të interesuar të dimë fy tyrën e vërtetë të krimit e korrupcionit”.























