Varviciotis: Të hapen negociatat me Shkupin

Varviciotis: Të hapen negociatat me Shkupin

Ministri alternativ për punë të jashtme i Greqisë Militadis Varviciotis tha se konferenca ndërqeveritare për nisjen e bisedimeve me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të thirret menjëherë. Zv. kryeministri Dimitrov tha se takimi me zyrtarin e lartë grek është sinjal i qartë se Greqia mbështet integrimin e vendit tonë në BE.

“Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor për ne është politikë kombëtare të cilën e zbatojmë tashmë dy dekada. Mendoj se hapat e BE-së në këtë drejtim duhet të jenë të shpejtë dhe vendimtar. Vlerësojmë se menjëherë duhet të thirret mbledhja ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kështu që të pastrohen pozitat për hapat e ardhshëm në bisedime”, deklaroi Militadis Varviciotis, Ministër alternativ për punë të jashtme i Greqisë.

“Ky takim për mua është sinjal i mbështetjes greke, atë e shohim edhe në Bruksel, e pamë edhe në samitin e Bërdos si dhe në paraqitjet publike të kryeministrit Micotakis. Biseduam edhe për memorandumin që e kemi me Greqinë, për shpejtimin e proceseve eurointegruese, se si të kemi bashkëpunim më të madhe mes dyja vendeve”, tha Nikolla Dimitrov, Zv. kryeministër./alsat-m