Hyseni: Do t`i mbështetim artistët llapjanë
Sharr Travel

Hyseni: Do t`i mbështetim artistët llapjanë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka premtuar mbështetje për artistët llapjanë.

Gjatë vizitës në teatrin "Avdush Hasani" në Podujevë, në kuadër të fushatës elektorale, Kryeziu u zotua se do qëndrojë prapa artistëve në Podujevë.

Hyseni: Do t'i mbështetim artistët llapjanë

"Llapi njihet si një vend që ka shumë artist, për mua do të jetë një kënaqësi ë veçantë me punua me ta. Ne nuk do t'i prijmë artistëve, ne do të jemi pas tyre duke i mbështetur. Unë mendoj se artistët e dinë më mirë çka duhet të bëhet për artit, ne do të mundësojmë atë. Nuk do të udhëheqim çka do të bëjnë artistët ne do të jemi pranë tyre", tha ai.

Ndërsa, drejtori i teatrit, Agron Gërguri tha se teatri si institucion elitar duhet të ketë përkrahje.

Gërguri: Teatri si institucion elitar duhet të ketë përkrahje

"Kjo është mënyra më e mirë që artistit t'i lihet hapësirë ta gjejë vetën dhe ta kthejë si vlerë njerëzore tek njerëzit. Teatri si institucion elitar duhet të ketë përkrahjen, kjo përkrahje arrihet nëse krijohet një klimë e mirë që teatri të jetojë dhe funksionalizohet", tha ai.


MË SHUME NGA Komunat