15:06 / 15.10.2021
Drenica deklason Niklin, Ulpiana dhe Drita ndajnë pikët
Drenica e ka fituar derbin e Drenicës, duke mundur Feronikelin, me rezultat 4-0, sot në ‘Bajram Rexhepi’, në kuadër të javës së nëntë të Superligës së Kosovës, raporton RTKLive.com.
‘Kuqezinjtë' e Skenderajt janë treguar ekip shumë më i mirë së ‘Nikli’, duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në elitën e futbollit tonë.
Kreshnik Uka (12’, 57’), Deninnson (24’) dhe Zaberxha (40’), shënuan për fitoren e skuadrës së Tahir Lushtakut.
Ndërkohë, sfida tjetër e ditës së sotme mes Ulpianës dhe Dritës, është mbyllur baras 1-1.
Marko Simonovski (27’), zhbllokoj ndeshjen duke kaluar skuadrën mysafirë në epërsi prej 0-1. Ndërsa Egzon Qerimi (56’), ia siguroi një pikë Ulpianës. /RTKLive/























