Klopp: Ranieri është një trajner i madh, ka punuar në gjithë botën
“Claudio Ranieri është një trajner i madh që ka punuar në të gjithë botën”, ka deklaruar Jurgen Klopp në faqën zyrtare të Liverpoolit në prag të sfidës së radhës në kampionat, ku “të kuqtë” do të kenë përballë Watfordin, në pankinën e së cilit do të debutojë trajneri i ri Claudio Ranieri.
Tekniku roman e ka patur eksperiencën e fundit në pankinë në krye të Sampdorias: “Edhe aty pati shumë sukses, u rishpik sërish dhe kjo është fantastike. Përgatitja për këtë ndeshje ka ndryshuar pak, në fakt kemi parë ndeshje të ndryshme të Sampdorias, sepse Ranieri luan një lloj loje të caktuar”, ka shpjeguar trajneri i Liverpoolit.
Sipas teknikut gjerman, skuadra e tij duhet të mendojë vetëm për veten e saj: “Duhet të jemi të përqëndruar tek puna jonë, edhe sepse nuk e dimë se çafrë po bën kundërshtari”. Liverpool do të luajë në transfertë ndaj Watfordit të shtunën në orën 13:30.























