Enis Osmani merr përkrahje në Mitrovicë
BKT
   Komunat

Enis Osmani merr përkrahje në Mitrovicë

Kandidati i listës GUXO-VV, Enis Osmani, po merr përkrahje të madhe për Asamblenë Komunale, shkruan Mitropol.

Osmani, që në këto zgjedhje garon me numrin 29, sot ka pasur një takim madhështor me shokë dhe me mbështetësit e tij.

Ai ka theksuar se do të vazhdoj të angazhohet për ruajtjen e interesit publik, për llogaridhënie dhe transparencë si elemente bazë të qeverisjes së mirë.

Osmani i ka falënderuar publikisht shokët e tij duke theksuar se me mbështetjen e tyre do të arrijë të marrë një vend në Kuvendin Komunal.

Postimi i Osmanit:

Ishte kënaqësi e veçantë takimi me shokë, për të shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e tyre të madhe për kandidaturën time.

Rrugëtimi drejt fitores është shumë i lehtë me besimin dhe përkrahjen e shokëve, prandaj për këtë ndihem shumë i lumtur dhe krenar.

Edhe një herë theksova zotimin tim për angazhim të plotë në mbrojtje të interesit publik, për llogaridhënie dhe transparencë si elemente bazë të qeverisjes së mirë.


MË SHUME NGA    Komunat