18:57 / 15.10.2021
Alexander Frei thotë është i interesuar të jetë trajner i Kosovës
Ish-sulmuesi i famshëm zvicërian, Alexander Frei është një nga emrat e përfolur për të drejtuar Kosovën. Mediat helvetike kanë lakuar emrin e tij si trajneri potencial i Kosovës.
Frei është shprehur i hapur për mundësinë që të drejtoj “Dardanët”.
“Jam i gatshëm dhe i interesuar të punoj me Kosovën. Është projekt serioz dhe i njoh shumë lojtarë. E kam përcjellur kombëtaren e Kosovës në disa ndeshje” ka thënë Frei për Indeksonline.
42 vjeçari aktualisht drejton skuadrën e Wil, ndërsa te Basel ishte asistent dhe trajner i akademisë.























