Haziri mbështet kërkesat e hotelierëve për lehtësimin e masave të pandemisë
BKT
   Komunat

Haziri mbështet kërkesat e hotelierëve për lehtësimin e masave të pandemisë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në takim delegacionin e Odës së Hotelerisë së Kosovës (OHK), ku është diskutuar për masat anti-Covid si dhe nevojën për lehtësimin e tyre, meqë edhe rrethanat tani janë më të favorshme.

Kryetari Haziri ka treguar mirëkuptim për sektorin e hotelerisë dhe i ka mbështetur kërkesat
e tyre, pasi që tani kanë pushuar arsyet që masat shtrënguese të mbahen në fuqi edhe më
tutje, kur shumica e popullatës është vaksinuar.


‘Pata kënaqësinë që sot ta pres në takim delegacionin e Odës së Hotelerisë së Kosovës, në
krye me z. Elhami Idrizi, kryetar i Njësisë Rajonale të OHT të Kosovës dhe z. Fatlum Selmani,
nënkryetar”, ka thënë Haziri.
Ai ka paralajmëruar nënshkrimin e një memorandumi të mirëkuptimit me OHK në interes të
këtij sektori.
‘Ditët në vijim pritet nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptim në interes së këtij sektori’,
ka thënë Haziri.
Për më tepër, kryetari Haziri tha se Komuna e Gjilanit mbështet kërkesat e OHK dhe
Shoqatës së gastronomeve lidhur me lehtësimin e masave në kohë pandemie, pasi tashmë
kanë pushuar arsyet që këto masa të jenë në fuqi, duke e ditur që në Gjilan janë vaksinuar
shumica e popullatës.


MË SHUME NGA    Komunat