09:51 / 17.10.2021
Votohet në Leposaviq
Procesi i votimit ka shkuar në rregull edhe në Leposaviq.
Në garë për të parin e Komunës së Leposaviqit janë dy kandidatë, Zoran Todiç i Listës Serbe dhe Shaqir Hetemi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në këtë komunë janë 25 vendvotime me 18 qendra votimit. Të drejtë vote kanë 12 mijë e 707 qytetarë.
Qytetarët do të votojnë për të parin e komunës në të cilën ata jetojnë.
Një qytetare e cila hedhi votën e saj tha se presin ndryshim e ku presin të përfshihen më shumë të rinjtë.
"Të përfshihen të rinjtë më shumë, më shumë të besojnë, ja kjo që ata të besojnë", tha ajo për KosovaPress.
Qytetari tjetër shpreson që udhëheqja e ardhshme të krijojë paqe.
"Ndoshta do të përpiqen të jetë më mirë dhe të mos ketë konflikte”, u shpreh ai.























