Në Lipjan deri tani kanë votuar 35.5 për qind
Deri në orën 15:00 në komunën e Lipjanit kanë votuar 21 mijë e 669 ose qytetarë ose 35.5 përqind.
Deri në orën 15:00 në komunën e Lipjanit kanë votuar 21 mijë e 669 ose qytetarë ose 35.5 përqind.
Kryesuesi i Komisionit Zgjedhor Hamëz Kadriu në këtë komunë ka thënë për KosovaPress se procesi ka qenë i rregullt dhe nuk ka pasur parregullësi.
Derisa qytetarët në Lipjan nga ky proces zgjedhor presin ndryshime dhe kërkojnë më shumë rregull në arsim, investime në infrastrukturë, për shëndetësi dhe rini.
Qytetari Selim Jashanica nga Lipjani thotë se në këto zgjedhje të fiton ai që punon për qytetarët.
Jashanica: Prej kryetarit të ri nga këto zgjedhje presim ndryshime
“Shpresojmë se ai që ka punuar edhe do të fiton. Dihet se puna tregon kush është më i miri. Prej kryetarit të ri nga këto zgjedhje presim ndryshime për të mirë. Punë më shumë, si në arsim, infrastrukturë, e kështu”, thotë ai.
Ndërsa, Agim Hoxha qytetarë nga Lipjani nga këto zgjedhje pret një qeverisje lokale që ka
për synim përkrahjen e të rinjve.
Hoxha: Presim një të ardhme më të mirë për të rinjtë
“Presim një të ardhme më të mirë për të rinjtë. Mendimi është që të rinjtë me i përkrah më shumë, jemi sportistë. Le të fiton më i miri”, tha Hoxha.
Edhe Ismail Gashi nga ky qytet thekson se kryetari i ri i cili votohet në këto zgjedhje duhet krijon rregull në arsim.
Gashi: Në arsim kërkohet më shumë rregull
“Zgjedhjet janë të mira dhe shpresojmë që mirë do të del. Edhe kandidatët pretendent për kryetarë dhe për asamble, të gjitha subjektet i kanë zgjidhur të mirë… Lipjanit nuk i mungojnë shumë gjëra, ani se ato që i mungojnë kërkojnë financim, disiplinë e qytetarëve dhe zyrtarëve komunalë për me i përmbushur ato të gjitha…Fusha e arsimit duhet të rregullohet”, tha Gashi.
Në komunën e Lipjanit të drejtë vote kanë 61 mijë e 45 qytetarë, derisa në këtë qytet sot kanë qenë të hapura 82 qendra të votimit.























