Mbi 32 për qind e qytetarëve në Kamenicë kanë votuar deri në orën 15:00
Mbi 32 për qind e qytetarëve të Kamenicës kane votuar deri në orën 15:00. Janë tetë ekipe mobile që janë shpërndarë në komunë për t’u mundësuar votimin 103 personave me nevoja të veçanta dhe pesë të infektuarve në COVID-19.
Mbi 32 për qind e qytetarëve të Kamenicës kane votuar deri në orën 15:00. Janë tetë ekipe mobile që janë shpërndarë në komunë për t’u mundësuar votimin 103 personave me nevoja të veçanta dhe pesë të infektuarve në COVID-19.
Kryesuesi i komisionit komunal zgjedhor, Agim Kastrati në intervistë për KosovaPress, thotë se deri më tani procesi zgjedhor ka ecur mirë dhe nuk ka pasur ankesa të subjekteve politike apo të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar.
Kastrati: Në Kamenicë deri më tani procesi zgjedhor është duke u zhvilluar pa asnjë problem
"Në Kamenicë deri më tani procesi zgjedhor është duke u zhvilluar mirë, pa asnjë problem. Nëse flasim për shifra deri në orën 15:00 raportet i kemi kështu, kanë dalur 11 mijë e 290 votues. Shprehur në përqindje nga trupa elektorale është 32.11 për qind, që i bie se është rezultat i kënaqshëm dhe i pritshëm", thekson ai.
Më tej, tregon edhe për numrin e personave me nevoja të veçanta dhe të infektuar me COVID që kanë votuar deri në këtë kohë.
"Në këto zgjedhje i kemi 8 ekipe mobile, i kemi 108 votues me nevoja të veçanta, prej tyre i kemi pesë të infektuar me Covid-19 dhe gjashtë ekipe që kanë qenë në terren deri më tani janë kthyer, ndërsa dy akoma nuk janë kthyer", shton ai.
Numri i qendrave të votimit në Kamenicë është 28 dhe 54 vendvotime.
Kandidatët për kryetarë të komunës së Kamenicës janë: Qëndron Kastrati nga PSD, Kadri Rahimaj nga LVV, Jeton Biqkaj nga LDK, Muhamet Kallaba nga PDK, Faton Jakupi nga AAK dhe Albert Seemaxhaj nga Nisma.























