17:59 / 17.10.2021
Në Malishevë arrestohen dy persona për shitblerje të votës
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndaluar sot dy persona në Malishevë për veprën penale dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin.
Prokurori i Shtetit njofton se personat e arrestuar janë një vëzhgues dhe një komisionar nga qendra e vendvotimit në gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shitblerje të votës dhe ata janë vënë në ndalim.
Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, dhe inkurajojnë qytetarët që të raportojnë çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor.























