Në këtë qendër të votimit kanë pasur të drejtë vote 9 mijë e 378 qytetarë.
BKT
   Komunat

Në këtë qendër të votimit kanë pasur të drejtë vote 9 mijë e 378 qytetarë.

Në orën 19:00 është mbyllur qendra e vendvotimit në shkollën fillore "Faik Konica" në Prishtinë.

Menaxherja e kësaj pike, Jehona Oruqi tha për KosovaPress se në këtë vendvotim kanë votuar 44.87 përqind e votuesve, derisa shtoi se gjithçka është përmbyllur me sukses dhe pa ndonjë incident.

"Gjithçka është përmbyllur me sukses, tash nga fillimi kur ka filluar procesi, ka vazhduar ashtu siç ka qenë e paraparë... qendra jonë ka 7411 votues, deri tani kanë votuar 3852, apo 44.87 përqind", tha ajo.


MË SHUME NGA    Komunat