Lladrovci falënderon qytetarët për procesin zgjedhor
BKT
   Komunat

Lladrovci falënderon qytetarët për procesin zgjedhor

Pas përfundimit të procesit të votimit, kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar qytetarët për kulturën që dëshmuan në fushatën dhe procesin zgjedhor.

Postimi i plotë

Qytetarë të nderuar,

Ju falënderoj nga zemra, për kulturën e dëshmuar në fushatën e shkëlqyer si dhe procesin zgjedhor. Po ashtu, secilin nga ju e falënderoj për angazhimin që dita e sotme në komunën tonë të rrjedh si është më së miri.

Në veçanti i falënderoj vëzhguesit, komisionarët dhe personelin tjetër të kyçur në procesin zgjedhor në komunën e Drenasit, me kërkesën që deri numërimin e votës së fundit, të zbatoni ligjin dhe ruani votën e qytetarit.

Ju faleminderit dhe gjithë të mirat për të gjithë juve.

Ramiz Lladrovci


MË SHUME NGA    Komunat