23:23 / 17.10.2021
Numërohen mbi 78% të votave në Obiliq, këto janë rezultatet
KQZ-ja ka numëruar 78.72 për qind të votave për komunën e Obiliqit.
Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare prin me 49.74 për qind ose 4.835 vota.
Kandidati i Vetëvendosjes Halil Thaçi ka 21.04 për qind ose 2.045 të votave.
Mehmet Krasniqi nga LDK-ja renditet i treti me 9.97 për qind ose 969 vota. Ajet Berisha nga Lëvizja për Bashkim 8.16 për qind ose 793 vota, Goran Dançetoviq nga Lista Serbe 5.41 ose 526, Xhelal Krasniqi AAK 2.93 për qind ose 285 dhe Hanefi Musliu PDK 2.75 për qind ose 267 vota.























