01:30 / 18.10.2021
Përfundon numërimi në Klinë, këta dy kandidatë shkojnë në balotazh
Zenun Elezaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Esat Raci i Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar në balotazh në garën për të parin e Klinës.
Në raundin e parë të zgjedhjeve, Elezaj ka marrë 43.10 përqind të votave, ndërsa Esat Raci ka marrë 27.60 përqind, shkruan lajmi.net.
Besim Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 19.41 përqind, ndërsa Lulzim Dragidella ka marrë 9.88 përqind.























