09:39 / 18.10.2021
Kreshnik Uka, Ylli i javës
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin "YLLI I JAVËS", për lojtarin më të mirë të xhiros.
“Ylli i javës” i xhiros së 9-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti Kreshnik Uka i FC Drenica.
Sulmuesi 26-vjeçar, është ndër më të merituarit për rezultatet pozivite të ekipit kuqezi nga Skenderaj, si me lojën e shfaqur, ashtu edhe me golat e tij. Ukaj shënoi 2 gola në ndeshjen e javës së 9-të që skuadra e tij e mposhti FC Feronikelin. Me këtë fitore Drenica u rikthye në pozitën e liderit në BKTSuperliga 2021/22.
Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës së Drenicës e dorëzoi Fatos Rushiti, menaxher i degës të BKT në Skenderaj.























