Haradinaj uron dy kandidatët që shkojnë në balotazh
BKT
   Komunat

Haradinaj uron dy kandidatët që shkojnë në balotazh

Haradinaj ka uruar dy kandidatët, Arben Vitinë e LVV-së dhe Përparim Ramën e LDK-së, të cilët shkojnë në balotazh.

KOSOVË– Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka reaguar pas publikimit të rezultateve për Prishtinën ku nuk ka nguruar të falenderojë të gjithë mbshtetësit e tij.

Ish-këshilltari i Kurtit: VV-ja e mori një shuplakë të mirë dhe të nxehtë

Në një status në Facebook, Haradinaj ka uruar dy kandidatët, Arben Vitinë e LVV-së dhe Përparim Ramën e LDK-së, të cilët do të jenë në balotazh.

“Rezultati më i mirë për mua ishte bashkërrugëtimi im me ju. Unë jam krenar me ju dhe punën që e kemi bërë si ekip. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që na mbështetën në këtë bashkërrugëtim. Urime dy kandidatëve pretendues për Kryetar të kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj.

Në sajë të rezultateve të deritanishme Haradinaj arriti të marrë 4.62% të votave ose 3 mijë e 850 vota. Ndërkaq në asamblenë komunale në Prishtinë, AAK ka marrë 10,38% të votave.


MË SHUME NGA    Komunat