Uran Ismaili mbledh më së shumti vota në historinë e PDK-së në Prishtinë
Me 21.64 përqind apo 18 mijë e 119 vota në zgjedhjet e 17 tetorit, Uran Ismaili ka arritur të mbledh më së shumti vota në historinë e PDK-së.
Përkundër humbjes në kryeqytet, Ismaili arriti ta vë në pah një frymë të re në kryeqytet.
Edhe pse nuk ka arritur të fitojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka arritur të mbledh më së shumti vota në historinë e PDK-së në Prishtinë.
Uran Ismaili arriti të tregojë një mënyrë të re të të bërit politikë, e ashtu si tha edhe ai dje, “Një frymë e re doli në pah në Prishtinë”.
E kjo mënyrë e re e të bërit politikë gjeti edhe mbështetje te qytetarët, nga të cilët ai arriti të sigurojë 21,64% apo 18 mijë e 119 vota.
Mirëpo, edhe pse u radhit i treti nga votat e qytetarëve, shkuarja e Prishtinës në balotazh ishte meritë e vetë Ismailit.
Kujtojmë se PDK ndër vite ka shënuar rezultate të dobëta në kryeqytet, kështu edhe ishte në luftë për vendin e dytë e të tretë, pasi të parit zor se mund t’i afrohej.
Ne vitin 2009, kandidati i PDK’së për kryetar të Prishtinës, Astrit Salihu kishte marre 8 mijë e 427 vota ose 12.2 përqind. Ne zgjedhjet e vitit 2013, kandidati i PDK’së për kryetar komune, Agim Çeku, kishte marre 9 mijë e 382 vota ose 10%. Në vitin 2017, me Lirak Çelajn PDK kishte marre 5.128 vota ose 5.8% ndërsa, në vitin 2007, kandidati i PDK’së, Fatmir Limaj kishte marrë 12 mijë e 361 vota ose 19.3 përqind.























