Banorët e fshatit Poklek i Ri në Drenas sot do të mbesin pa ujë
BKT
   Komunat

Banorët e fshatit Poklek i Ri në Drenas sot do të mbesin pa ujë

Banorët e fshatit Poklek i Ri sot duke filluar nga ora 10:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të realizimit të këtyre punimeve teknike.

Punimet zgjasin deri në orët e pasdites së sotme, thuhet në njoftimin Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

“Investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit janë pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve për të gjithë konsumatorët në zonën e operimit. Gjatë ditës së sotme, do të vazhdojmë me realizimin e punimeve teknike në kuadër të projektit  Ndërrimi i Rrjetave  në komunën e Drenasit”, thuhet tutje.


MË SHUME NGA    Komunat