13:25 / 19.10.2021
Policia konfirmon sulmin fizik ndaj kryetarit të FFK-së
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është sulmuar fizikisht në mesditën e së martës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot në mesditë është njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë.
Nga kjo zyrë kanë thënë se lëndime trupore ka pësuar një person, ndërkaq s’janë bërë të ditura detajet tjera.
Policia ka thënë se ka nisur hetimet për rrethanat.
Ndërkohë, FFK sot në mëngjes ka publikuar një urim për ditëlindjen e 60-të të kryetarit të saj, derisa deri më tash ende nuk ka ndonjë reagim nga shtëpia e futbollit kosovar lidhur me rastin e ndodhur sot në mesditë.























