Xhenet Syka – Kelmendi, femra më e votuar e LDK-së në Pejë
BKT
   Komunat

Xhenet Syka – Kelmendi, femra më e votuar e LDK-së në Pejë

Gazetarja dhe profesoresha Universitare, Xhenet Syka – Kelmendi, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit doli femra më e votuar në listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës me gjithsejtë 660 vota, raporton gazeta “Zarfi Info”.

Në dy mandatet qeverisëse të kryetarit Gazmend Muhaxheri, Syka-Kelmendi, fal punës,  përkushtimit dhe profesionalizmit të saj është dëshmuar si femra më e suksesshme  në pozitat udhëheqëse.

Ndryshe, vlen të theksohet se në pjesën e parë të mandatit të kryetarit Muhaxheri, profesoresha Syka-Kelmendi, ka ushtruar funksionin e drejtoreshës së Zhvillimit Ekonomik në Pejë, për të vazhduar kështu në gjysmën e mandatit të dytë si drejtoreshë e dikasterit për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Pejës.

Mbetet të shihet përzgjedhja e saj se a do të vazhdoi punën si drejtoreshë e DKRS-së apo ti bashkohet asamblesë së Pejës. /ZARFI INFO/


MË SHUME NGA    Komunat