Hamiti: Me Përparimin fitojnë qytetarët e Prishtinës
BKT
   Komunat

Hamiti: Me Përparimin fitojnë qytetarët e Prishtinës

Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së LDK-së, nëpërmjet një postimi në rrjetin social `Facebook` tha se Prishtina meriton të drejtohet prej një njeriu me integritet personal dhe profesional, siç është Përparim Rama. Sipas tij Rama ka shpalosur program origjinal dhe të realizueshëm për transformim të Prishtinës.

Hamiti poashtu tha se qytetarët kanë rastin të zgjedhin më të mirin për Prishtinën.

Postimi i plotë:

Përparim Rama, natyrisht!

Prishtina meriton dhe mund të drejtohet - sigurisht me besimin që do ta marrë nga qytetarët - prej një njeriu me integritet personal dhe profesional, siç është z. Rama, që ka shpalosur program origjinal dhe të  realizueshëm për trasnformim të  Prishtinës.

Qytetarët kanë rastin të zgjedhin më të mirin. Do të zgjedhin kryetar komune dhe kryeqyteti.

Nga mesi i nëntorit, Prishtina me kryetar të ri!

Me Përparimin fitojnë qytetarët e Prishtinës.


MË SHUME NGA    Komunat