Milani me tetë mungesa përball Portos, formacionet zyrtare
BKT
Sport

Milani me tetë mungesa përball Portos, formacionet zyrtare

Një tjetër ballafaqim shumë interesant në kuadër të grupit B të Ligës së Kampionëve do të jetë edhe ai ndërmjet Portos dhe Milanit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Dragao” duke filluar nga ora 21:00.

“Rossonerët” vijnë në këtë sfidë shumë interesante me tetë mungesa duke përfshirë lojtarë të formacionit bazë. Diaz, Florenzi, Hernandez, Kessi, Maignan, Messias, Plizzari dhe Rebic janë të gjithë jashtë fushës për shkak të lëndimeve.

Këto janë formacionet zyrtare:

Porto: Costa, Mario, Mbemba, Pepe, Wendel, Uribe, Oliveira, Otavio, Diaz, Taremi, Evanilson

Milan: Tatarusanu, Calabria, Bennacer, Ballo, Tonali, Giroud, Rafael Leão, Tomori, Kjaer, Kruni e Saelemaekers