Përfunduan punimet në ngritjen e parkut Guri i Shpum
BKT
   Komunat

Përfunduan punimet në ngritjen e parkut Guri i Shpum

Me kënaqësi informojmë publikun e gjerë se kemi përfunduar punimet në rregullimin e Parkut Guri i Shpum dhe se ky park tani e tutje mund të shfrytëzohet e të vizitohet nga të gjithë qytetarët kaçanikas e më gjerë.

Bëhet fjalë për një vend tejet interesant dhe atraktiv me natyrë të bukur që ka edhe një veçori të saj: aty ndodhen edhe rrënojat e Kalasë së Llanishtes që konsiderohet se i takon kohës së antikitetit të vonshëm. Informatat se si mund të arrini deri te parku i gjeni përgjatë gjithë rrugës nga qendra e qytetit (ndërtesa e Kuvendit Komunal) e deri te pika ku ndodhet parku.

Përgjatë rrugës kemi vendosur edhe shenjat treguese që të çojnë deri te Shtëpia-Muze e Ismail Rakës.

Gjithashtu njoftojmë publikun se Shoqata Kaçaniku në pranverën e vitit të ardhshëm do t'i nisë edhe disa punime në periferinë e parkut që do ta bëjnë edhe më interesant të vizitohet ky vend.

Me këtë rast duam të falëmnderojmë vullnetarët që na ndihmuan në këtë projekt: Nora Lika, Arsim Mulaku, Remzi Reka, Selim Reka, Shaban Trena, Valdet Dalloshi, Remzi Çaka, Halim Shurdhani dhe vullnetarin më simpatik Anuar Trimor Shurdhani.

 


MË SHUME NGA    Komunat