Vetëvendosje kërkon që Skenderaj të shkojë në rivotim
BKT
   Komunat

Vetëvendosje kërkon që Skenderaj të shkojë në rivotim

Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, ka kërkuar që kjo komunë të shkojë në rivotim.

Kryetari i degës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, ka thënë se Skenderaj duhet të shkojë në rivotim, transmeton lajmi.net.

Mehani këtë e ka kërkuar përmes një shkrimi në Facebook.

“Skënderaj duhet të shkojë në rivotim! Atij burrit të kënaqur me lloçin i jepet edhe një mundësi për t’u kënaqur kur kryhet procesi. S’ka rëndësi kush fiton, ai gjithsesi do të jetë i kënaqur. Atij djalit që bërtiste “baba” ka mundësi me e kuptu që ditën kur të përballet me mëkatin thirret emri i nënës. Serbët e Banjës do të kenë mundësi që ta votojnë në mënyrë masive PDK-në për kryetar. Gratë që thoshte kandidati i PDK-së nuk i bën drejtore sepse gratë nuk bën të dalin në orën 10 të natës, kanë mundësi të dalin derë më derë edhe pas mesnatës sepse ai ligj që i ndalon gratë të dalin nuk vlen në kohë fushate. E mbi të gjitha milionat e vjedhura do të shpërndahen sadopak në duart e varfra”, ka shkruar Mehani.

Kujtojmë se LVV-ja nuk ka pasur kandidat për kryetar të Skenderajt, ndërsa kanë mbeshtetur publikisht Bekim Jasharin i cili nuk arrit të fitoj mandatin e dytë në këtë komunë.


MË SHUME NGA    Komunat