Matthijs de Ligt dëshiron të transferohet te Barcelona
BKT
Sport

Matthijs de Ligt dëshiron të transferohet te Barcelona

De Ligt dëshiron të ndërrojë skuadër, ai e sheh të ardhmen e tij në “Camp Nou” De Ligt ka nisur të mendojë për të ardhmen.

Sipas Diario Sport, mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, dëshiron të transferohet në Barcelonë.

22-vjeçari refuzoi Barcelonën për Juventusin në vitin 2019, kur zonja e vjetër e bleu për 75 milionë euro, transmeton GE.

De Ligt është rritur vitet e fundit dhe nuk është i lumtur në Torino, zgjedhja e tij e parë është Barça, nëse kjo e fundit paguan klauzolën 105 milionë euro, shifër e lart në këtë situatë të rëndë ekonomike për klubin katalunas.