Në Shkup kujtohet atdhetari Remzi Hoxha
BKT
Rajoni dhe Bota

Në Shkup kujtohet atdhetari Remzi Hoxha

Sot në Shkup është kujtuar atdhetari Remzi Hoxha në përvjetorin e zhdukjes së tij.

Remzi Hoxhte ishte me origjinë nga Kaçaniku.

Kreu i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka vlerësuar lartë veprimtarinë e Remzi Hoxhës.

Postimi i plotë i Agim Aliut në "Facebook'.

Sot në Shkup, kujtuam veprën fisnike, përpjekjen e jashtëzakonshme atdhetare, shpirtin e dalluar human, të fanarit të lirisë, veprimtarit kombëtar, biznesmenit kulminant, humanistit shembullor, bashkëqytetarit tonë, të zhdukur tash e mbi dy dekada, Remzi Hoxha.

Si sot, më 1995 u zhduk gjurma mes të gjallëve e Remziut, por asnjëherë, sa të jetë jeta, nuk mund të zhduket e vërteta, roli i tij prijëtar e dalzotës në orët më të vështira për komb e atdhe.

Nderim jetës e veprës së tij fisnike!

----------------------------------------:::::

Ndryshe Remzi Hoxha ishte një veprimtar me origjinë nga Kaçaniku, i lindur në Shkup, në 21 dhjetor 1955. Ishte antarë i Kryesisë së Frontit për Rezistencë dhe Bashkim Kombëtar dhe Kryetar i Shoqatës për Ekonomi të Vogël dhe Zejtari (SPEVZ). U zhduk në Shqipëri më 21 tetor 1995 dhe fati i tij nuk dihet ende. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota