Në Maqedoni të Veriut janë dhënë mbi 1.5 milionë vaksina kundër COVID-19
Sharr Travel

Në Maqedoni të Veriut janë dhënë mbi 1.5 milionë vaksina kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme janë dhënë gjithsej 4933 doza vaksine, nga të cilat 483 kanë qenë si dozë e parë, 1150 si dozë e dytë, ndërsa 3300 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës,.

Nga MSH thonë se deri më 21 tetor janë vaksinuar gjithsej 800.718 qytetarë, prej tyre 767.800 janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 5.666 qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar dhe 33% e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 57% e popullsisë së rritur dhe me dy doza 46% të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të administruara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 35% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine”, thonë nga MSH.