16:09 / 24.10.2021
Superliga rikthehet fundjavën e ardhshme, ‘nxehtë’ në “Fadil Vokrri”
Java 12-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon në fundjavën tjetër me ndeshje mjaftë interesante.
Ditën e shtunë në program do të jenë tri ndeshje, kurse të dielën do të zhvillohen dy sfida tjera.
Spikat ndeshja e cila do zhvillohet në kryeqytet ku Prishtina do t’i bëj konak ‘kuqezinjve’ të Drenicës.
Interesant pritet të jetë edhe përballja mes Dritës dhe Malishevës.
Më poshtë e gjeni orarin e xhiros së 12-të:
E shtunë, 30.10.2021
Drita – Malisheva 13:00
Feronikeli – Llapi 13:00
Dukagjini – Gjilani 13:00
E diel, 31.10.2021
Prishtina – Drenica 13:30
Ulpiana – Ballkani 13:00























