Profesori serb përgënjeshtron “mrekullinë ekonomike të Serbisë” të Vuçiq
Sharr Travel

Profesori serb përgënjeshtron “mrekullinë ekonomike të Serbisë” të Vuçiq

Miodrag Zeç, profesori dhe ekonomisti i pensionuar serb, përmes metaforave më goditëse, ka goditur statistikat “fantastike” të Presidentit të Serbisë, me të cilat ky i fundit e paraqet Serbinë si “një mrekulli ekonomike në ngritje”.

Zeç, një njohës i çështjeve ekonomike, por edhe politike, këtë e ka quajtur “karikaturim” që Vuçiç e shet për “kryevepër”.

“Fillimisht”, thotë ai, “ne po jetojmë përbrenda një konteksti interpretimi mbi atë se a kemi qeveri institucionale apo presonale”.

“Qartazi, qasja jonë qeverisëse është personale, pavarësisht sa institucione kemi, sepse neve s’na hyejnë në punë asnjë”, tha së pari ai.

“Le të marrim si shembull institucionin e Presidentit të Republikës, që është kategori kushtetuese dhe ka shtrirjen e saj, dhe për një moment ta kthejm vështrimin nga e kaluara, le të themi te Tito-ja”.

“Tito”, thotë Zeç, “ishte institucion në vetvete, dhe fjala e tij, ligj”.

“Kur erdhi demokracia dhe sistemi shumë-partiak, të njëjtën gjë kishim me Millosheviçin, dhe sot e kemi njëjtë me Vuçiçin. Këtu portofoli vie në çantë, dhe bashkë me të edhe pushteti i përnjëmend”, thotë profesori serb në një intevistë për Nova.rs, përcjell Albanian Post.

“Nga ky model politik”, vazhdon ai, “ku pushteti koncentrohet në një vend, i vetmi sistem i mundshëm është oligarkia, dhe atë kemi. Është sistem i përshtatshëm për ata që kanë qasje në qendër të pushtetit, dhe qendra direkt dhe indirekt është e lidhur me paranë. Kapitalizmi oligarkik ngritet dhe zhvillohet përmes rishpërndarjes, përmes bazës së sektorit monetar, dhe e njgitur ose në resurset dhe të mirat natyrore, ose qasja në paratë e lira”.

Zeç thotë se në Serbi është sistemi i tillë ku të gjithë turren drejt prokurorimeve dhe punëve shtetërore.

“Këtu, kapitali dhe paratë nuk gjenerohen nga inovacioni dhe prodhimi, por nga afërsia me burimet shtetëtore dhe qendrat vendimmarrëse. Për këtë arsye secila qeveri ka pasanikët e saj, të cilët kur ajo qeveri ndërron, ata bien në burg”, vazhdon ai.

Por, se, arsyeja pse “pasanikët e oligarkët serb nuk bien në burg”, thotë ekonomisti serb, është se formula e tyre e bashkëpunimit është “ti mos më prek, s’të prek as unë ty”.

“Por esenca e një modeli të tillë është se nuk prodhon vlerë të tepricës (surplus)”.

Një gjë, thotë Zeç, që duhet të dihet për shoqërinë serbe, “është se ajo favorizon forma personale të qeverisjes” përmes liderëve absolutë.

Por, një gjë e tillë, sipas profesorit serb, është krejtësisht e gabuar në vende të vogla.

“Në Serbi s’mund të sjell asgjë të mirë absolutizmi, sepse si vend i vogël është natyrshëm i destinuar për demokraci. Mënyra absolutiste e të qeverisurit një vend të vogël, e bën atë vend krijesë karikatureske. Në vende të mëdha si Rusia dhe Kina, kjo mund të jetë formë e natyrshme qeverisëse. Sepse, çfarëdo që mund të mendoni, s’mund ta mendoni Putinin duke u shëtitur me bicikletë, nuk u përshtaten, u përshtaten tanke, personet të armatosur. Në një vend të vogël, ku presidenti e kryeministri vozisin vetura të blinduara, kjo është karikaturë”.

“Këtu s’ka Kremlin, s’ka mur kinez, s’ka qytet të ndaluar, s’ke as ku ti vendosësh”, tregon ai.

Proklamimin për sukses të paprecedent ekonomik të Aleksandër Vuçiç, Zeç e përgenjeshtron të tërin.

“Këto gjëra janë fare lehtë të matshme”, thotë ai, “prandaj, këto tregime i merr uji”.

“Përgjigjuni pyetjes se sa punëdhënës individual prodhojnë vlerë të tepricës ekonomike, dhe atëherë do ta keni të qartë. Produket tona as që përdoren në vendet që na rrethojnë, dhe kjo është fundi i tregimit”.

Ai, thotë se, Vuçiç mund të tregojë këso historish sepse “fatmirësisht për të, shqiptarët, maqedonët dhe boshnjakët duken njësojë si ne sa i përket kësaj”.

“Shteti s’mund të jep diçka që paraprakisht s’e ka marrur përmes taksave. Algoritmi natyror është: puno, kurse dhe investo. S’ka punë, dhe askush s’kursen, kurse të gjithë duan të investojnë”, shpjegon ai.

Popullsia e vjetër, trashëgimia e pasurisë, shitja masive e pronave, infuzioni nga diaspora, vlerat e vogla të gjeneruara brenda shtetit, thotë ai, janë pamje të errëta.

“Njerëzit po jetojnë brenda matriksit psikologjik ‘Zoti mos e bëftë më keq’, dhe kjo është situata ideale për këtë qeveri“, thotë ai.

“Nuk arrij ta kuptoj patologjinë e një gjendjeje adoleshente të shoqërisë në të cilën mendohet se dikush do të të japë diçka. Do na e japin rusët ose amerikanët. Çfarë do të na jepnin? Ne që jetojmë në një vend ku vllezërit theren për një studio apo për një kumbull, presim që Xi Jinping ose Putin të na japin diçka. Kjo sindromë e një shoqërie të varur po përhapet vazhdimisht, ka pesëdhjetë vjet që vazhdon dhe është bërë një gjë metabolike e qenies sonë”, vazhdon ai.

“Një shoqëri në të cilën më shumë njerëz vdesin sesa lindin dhe në të cilën më shumë njerëz emigrojnë sesa migrojnë është një shoqëri pa të ardhme. Serbia jetonte dhe mbijetonte mbi bazën e infuzionit të kapitalit njerëzor dhe tani, për herë të parë, Serbia është një vend neto emigrant. Popullsia jonë po zvogëlohet rrënjësisht, pesëdhjetë mijë në vit po largohen, pesëdhjetë mijë vdesin më shumë në vit sesa lindin, dhe cili është vlerësimi i gjashtë milionë njerëzve? Nuk jemi më në të ardhmen shumë të afërt. Do të vendosja një semafor në sheshin e Republikës, i cili do të monitoronte disa tregues: gjendjen e borxhit publik, gjendjen e emigracionit dhe moshën mesatare të popullsisë. Dhe kur t’i shikoni ato parametra, do ta keni të qartë nëse gjërat po shkojnë lart apo më mirë. Në vend që të injektojë kapital njerëzor, Serbia është e ekspozuar ndaj gjakderdhjes së tmerrshme dhe ne mund të themi çfarë të duam, ne jemi një komb në zhdukje”, përfundoi ai.