Sot 11 viktima dhe 135 raste të reja me coronavirus në Maqedoni
Sharr Travel

Sot 11 viktima dhe 135 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 1.514, ndërsa janë regjistruar 135 raste të reja me coronavirus.

Në Shkup – 91, Kumanovë – 14, Kavadar – 7, Strugë – 4, Prilep – 3, Manastir, Strumicë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Demir Hisar – 2, Shtip, Koçani, Gjevgjeli, Vinicë, Vallandovë dhe Kratovë – 1.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 330 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 persona të vdekur: nga 2 të vdekur nga Shkupi (67 dhe 79), Kriva Pallanka (67 dhe 76) dhe Kumanova (73 dhe 74) dhe nga një i vdekur nga Makedonska Kamenica (82), Ohri (80), Prilepi (74), Probishtipi (64) dhe Shtipi (70). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 199.901, numri i të shëruarve 186.652, numri i të vdekurve 7.062, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.187./Telegrafi/