Lajçak: Mali i Zi mund të llogarisë në mbështetjen e BE-së në anëtarësim
Sharr Travel

Lajçak: Mali i Zi mund të llogarisë në mbështetjen e BE-së në anëtarësim

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Sergej Sekuloviç.

Lajcak përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky takim ishte shumë produktiv dhe se Mali i Zi mund të llogarisë në mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian për antarësim, njofton Klankosova.tv

“Takimi shumë produktiv me Sergej Sekuloviç, Ministër i Brendshëm i Malit të Zi. Diskutuam zhvillimet aktuale në Mal të Zi dhe perspektivën e tij në Bashkimin Evropian. Mali i Zi duhet të qëndrojë në vijë dhe mund të llogarisë në mbështetjen e qartë të BE-së”, ka shkruar Lajçak në Twitter.