Legia e Varshavës shkarkon trajnerin
Sharr Travel

Legia e Varshavës shkarkon trajnerin

Legia e Varshavës ka drejtuar gishtin nga trajneri Czesław Michniewicz si shkaktar të krizës së rezultateve që po kalon skuadra dhe ka shkarkuar atë nga detyra pasditen e sotme, teksa vendimin e ka komunikuar zyrtarisht në rrjetet sociale.

Skuadra ku militojnë edhe tre shqiptarët Ernest Muçi, Lirim Kastrati e Jurgen Celhaka, pësoi mbrëmjen e djeshme humbjen e katërt radhazi dhe zbriti në vendet e fundit të renditjes me vetëm 9 pikë të grumbulluara në 10 ndeshje, transmeton SS.

Për më tepër edhe atmosfera në grup nuk ishte aspak e mirë dhe në sfidën e fundit ndaj Piast Gliwice skuadra kishte vetëm 5 lojtarë në stol, pasi disa të tjerë, mes të cilëve edhe Çelhaka e Kastrati, ishin të pezulluar.