Milani mposht edhe Torinon dhe jep sinjale për titull
BKT
Sport

Milani mposht edhe Torinon dhe jep sinjale për titull

Një fitore minimale me rezultat 1-0 ndaj Torinos i ka mjaftuar Milanit që t’i arkëtojë tri pikë të reja në Serie-A, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të të këtij kampionati.

Sulmuesi francez Olivier Giroud ia siguroi fitoren skuadrës së Stefano Piolit me golin e tij të realizuar në minutën e 14’ të ndeshjes.

Kjo fitore e bënë Milanin lidere të tabelës me 28 pikë, tri me shumë se Napoli në vendin e dytë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.