Kandidati i LVV-së në Kaçanik padit 11 persona dhe 3 portale
Sharr Travel

Kandidati i LVV-së në Kaçanik padit 11 persona dhe 3 portale

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Komunës së Kaçanikut, Jeton Raka ka deponuar padi kundër 11 personave dhe 3 portaleve të lajmeve për “shpifje” dhe “degradim të imazhit”, në Gjykatën Themelore në Ferizaj

Këtë Raka e bëri të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku shkroi se “Nxitja e urrejtjes është vepër penale”.

“Dje, më datë 26.10.2021, deponuam padi kundër 11 personave dhe tre portaleve, të cilët përmes shpifjeve, tentojnë ta degradojnë imazhin tim dhe të Lëvizjes. Shpifjet e tilla janë tejet të rrezikshme dhe kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes, ndarjes dhe përçarjes ndërqytetare”, shkroi kandidati i LVV-së.

Raka u bëri thirrje qytetareve të Kaçanikut të mos bien pre e “shpifjeve, linçimeve, kërcënimeve apo presionit që pushteti lokal po ushtron ndaj votuesve”.

“Këto portale së pari janë dërguar në komisionin e pavarur të mediave, siç më ka kërkuar avokati, dhe pastaj të bëhet padi ndaj tyre”, thotë Raka në një përgjigje për Albanian Post.

Raka konsideron se kjo është një fushatë “për të krijuar ndasi fshat-qytet, ku e kanë marrë një statustimin të datës 01.09.2017 ku unë kam uruar Festën e Bajramit, dhe e kanë modifikuar, e kanë bërë montazh”.

Portalet në fjalë që kanë shpërndarë këtë status të modifikuar, thotë Raka janë “Insjaderi.org, Epilogu dhe Portali Kaçaniku”, por thotë se “ndoshta ka edhe të tjera, mirëpo për këto kam fakte”.

Këto shpifje Kandidatit të LVV-së i janë bërë gjatë javës së fundit të fushatës zgjedhore në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit, me qëllim të dëmtimit të imazhit ti të tij dhe të partisë në të cilën ai garon.

Komuna e Kaçanikut shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve mes Partisë Demokratike të Kosovës ma kandidat Besim Ilazin dhe Lëvizjes Vetëvendosje me Jeton Rakën.


MË SHUME NGA Komunat