Barcelona refuzon oferta të majme nga Bayerni dhe Man City për De Jong
BKT
Sport

Barcelona refuzon oferta të majme nga Bayerni dhe Man City për De Jong

Mund të mos jetë më i miri, por cilësia dhe potenciali i Frekie de Jong padyshim që kanë rënë në sy.

Prandaj të mëdhenjtë nuk e humbin atë nga sytë, siç theksohet edhe nga The Sun.

Për mesfushorin holandez kanë shfaqur interesim si Bayern Munich ashtu edhe Manchester City. Ata e dinë që Barça nuk e mendon shitjen, por duan t’i bëjnë të ditur mesfushorit se e presin krahëhapur.

Gazeta britanike thekson se skuadra e Mynihut shkoi me tej verën që lampas,duke hedhur në tavolinë 70 milion euro. Propozim që mori një “JO”si përgjigje.

Frenkie rinovoi në vitin 2020 për 5 vite ku ka një klauzolë prej 400 milion eurosh dhe është së bashku me Pedrin, Ansu Fati dhe Gavi janë një pjesë thelbësore e shtyllës kurrizore të Barcelonës të së ardhmes.