10:54 / 28.10.2021
KQZ shpall rezultatet përfundimtare në Istog:Ferati dhe Berisha në balotazh
Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur sot rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit për 38 komunat e Kosovës.
Në komunën e Istogut Ilir Ferati dhe Bekë Berisha do të shkojnë në balotazh.
Rezultatet përfundimtare:
Ilir Ferati (LDK): 41.09 përqind,
Bekë Berisha (AAK): 26.49 përqind,
Agron Avdijaj (VV): 23.34 përqind,
Ali Nimanaj (PDK): 6.13 përqind,
Idriz Blakaj (Iniciativa qytetare “Bashkë për Istogun”): 2.95 përqind.























