Lajm i mirë: Astrit Selmani rikthehet në stërvitje te Hammarby
BKT
Sport

Lajm i mirë: Astrit Selmani rikthehet në stërvitje te Hammarby

Klubi suedez Hammarby ka bërë me dije që sulmuesi Astrit Selmani është rikthyer në stërvitje.

Kosovari shqeu vetullën në ndeshjen e fundit, ku ra në tokë pa ndjenja dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Ndërsa, tani Hammarby përmes një komunikate zyrtare konfirmoi që Selmani është rikthyer në stërvitje.

“Pas disa ditëve pushim, Astriti është në këmbë sërish. Sipas rrethanave, është mirë pas goditjes së trurit, por deri tani bëhet fjalë për përshpejtim të ngadaltë”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Astriti edhe ka dhënë një intervistë në gjuhën suedeze.