Mesazhet e futbollistëve të Barcelonës pas shkarkimit të Koemanit
Pasi zyrtarizimit të largimit të Ronald Koemanit nga Barcelona, kanë qenë të shumta mesazhet në rrjetet sociale të lojtarëve “blaugrana” dhe ish-futbollistë të kësaj skuadre, të cilët në unison kanë falënderuar holandezin për besimin që u ka dhënë.
Futbollisti i ri, Nico González, ishte i pari që i dërgoi një mesazh Koemanin. Në profilin e tij në Instagram, së bashku me një foto me ish-trajnerin e Barçës, Nico shkruante: “Faleminderit për gjithçka, zotëri. Do të mbetesh gjithmonë në kujtesën time sepse ishit trajneri që bëtë realitet ëndrrën time për të debutuar në ekipin e parë. Suksese ne te ardhmen.”
Siç transmeton SS, pas Nicos, ishte radha e Sergio Busquets, i cili postoi një histori në Instagram me frazën: “Faleminderit për gjithçka, paç fat në të ardhmen”.
Ajo e Pedrit ishte një nga lamtumirat më emocionale. “Më vjen keq që gjërat nuk shkuan siç kemi dashur, zotëri. Do të të jem gjithmonë mirënjohës që më dhe besimin që në momentin e parë dhe për mundësinë për të përmbushur ëndrrën time te Barcelona”. Pedri i uroi “më të mirat si personalisht ashtu edhe profesionalisht” Ronald Koemanit.
Óscar Minguezas dha këtë mesazh në Instagram: “Faleminderit shumë për gjithçka! Të uroj më të mirat”, shoqëruar me një fotografi me trajnerin holandez.
Gerard Pique, një nga kapitenët e Barçës, nuk ka munguar me mesazhin e tij për holandezin: “Kënaqësi e madhe që kam qenë në shërbimin tuaj, Ronald Koeman. Ju uroj fat në të ardhmen.”
Para lamtumirës së kapitenit kanë mbërritur edhe mesazhet nga Ilaix Moriba dhe Sergi Roberto. Ish-lojtari i Barcelonës, tani pjesë e Leipzigut, publikoi një fotografi të shoqëruar me mesazhin: “Faleminderit shumë për gjithçka, dhe paç fat”. Sergi Roberto i ka dedikuar atij një mesazh në llogarinë e tij në Instagram: “Faleminderit për gjithçka, zotëri! Suksese në të ardhmen! Të uroj më të mirat.”
Futbollistëve që shkruan mesazhe për largimin Koemanit iu bashkua edhe Ansu Fati. “Faleminderit për gjithçka, zotëri! Juve dhe gjithë stafit tuaj ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen”.























