10:14 / 29.10.2021
Sot në Fushë Kosovë fillon vaksinimi kundër gripit sezonal
Sot në Fushë Kosovë fillon vaksinimi kundër gripit sezonal, transmeton Telegrafi.
“Nga sot, e premte datë 29.10.2021 do të filloj vaksinimi i qytetarëve të Fushë-Kosovës me vaksinën kundër gripit sezonal. Vaksinimi do të bëhet çdo ditë pune nga ora 07:00 deri 19:00 në sallën e sportit të shkollës fillore ‘Vëllezërit Frashëri’ në fshatin Miradi e Poshtme (lokacioni i njëjtë ku bëhet vaksinimi kundër COVID19)”, thuhet në njoftim.























