Zgjedhjet lokale / Edhe zyrtarisht Xhenet Syka–Kelmendi gruaja më e votuar
BKT
   Komunat

Zgjedhjet lokale / Edhe zyrtarisht Xhenet Syka–Kelmendi gruaja më e votuar

Në zgjedhjet lokale të mbajtura me 17.10.2021, në garën për asamble komunale kanë garuar një numër i konsiderueshëm i gjinisë femërore.

Ajo çka bie në sy nga rezultatet është se në këto zgjedhje gjinia femërore ka arritur të grumbullojnë numër të konsiderueshëm të votave.

Disa nga femrat kandidate kanë arritur të grumbullojnë shumë tepër vota sesa kolegët e tyre meshkuj,  duke mos pasur nevojë për ta shfrytëzuar kuotën gjinore.

Xhenet Syka – Kelmendi, është femra më e votuar për asamblenë komunale të Pejës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, me gjithsejtë 659 vota, transmeton gazeta “Zarfi”.

Syka-Kelmendi, përmes një postimi në llogarinë e vet në facebook, ka falënderuar të gjithë ata që ia besuan votën, për siç tha ajo, ta nxjerrin gruan më të votuar në Pejë.

“Ndaj falënderime me përulje për të gjithë votuesit të cilët përmes besimit të dhënë më nxorën gruan më të votuar në Pejë. Besimi juaj firmos kauzën time që gratë dhe vajzat në Pejë nuk janë qytetare të rendit të dytë”, thuhet në profilin e profesoreshës Syka-Kelmendi në facebook.

Pas profesoreshës Syka-Kelmendi si femra më e votuar në Pejë me gjithsejtë 659 vota, radhiten edhe Zize Hakaj Veselaj (AAK) me 588 vota, Hidajete Krasniqi (AAK) me 584 vota, Xhevahire Çeku – Kelmendi (570) vota,  Leonora Shala (LDK) me 485 vota dhe Hidajete Nikçi (LVV) me 355 vota.

Ndryshe, vlen të theksohet se në pjesën e parë të mandatit të kryetarit Muhaxheri, profesoresha Syka-Kelmendi, ka ushtruar funksionin e drejtoreshës së Zhvillimit Ekonomik në Pejë, për të vazhduar kështu në gjysmën e mandatit të dytë si drejtoreshë e dikasterit për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Pejës.

Kujtojmë se rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) pati zhvilluar fushatën në terren “Voto për më shumë gra në zgjedhje lokale”, si dhe përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje që të votohen gratë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. /ZARFI INFO/


MË SHUME NGA    Komunat