12:11 / 29.10.2021
Shkup, arrestohet një person i dyshuar për vjedhje
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm në Hasanbeg të Shkupit kanë arrestuar një 21-vjeçar i cili dyshohet për disa vjedhje në Shkup, përcjell Alsat.
“Është privuar nga liria D.H. (21) nga Shkupi, pasi dyshohet se është autor i grabitjeve, njëra në një shoqëri financiare në rrugën “Metodij Andonov Çento”, e kryer më 27.10.2021, dhe tjetra në një lokal bastesh në “Rr. Maxhari” me datë 17.09.2021.”, theksojnë nga MPB.























