Barella vazhdon kontratën me Interin
BKT
Sport

Barella vazhdon kontratën me Interin

Pas Lautaro Martinezit, edhe Nicolo Barella raportohet se është pajtuar për të zgjatur kontratën me Interin.

Sipas “Sky Sport”, Barella do ta nënshkruaj kontratën e re në javën e ardhshme. Mesfushori italian do të mbetet i lidhur me “Nerazzurrët” edhe për pesë vite tjera, transmeton ER.

Gjithashtu raportohet se krerët e klubit të Interit duan që Barella të jetë kapiteni i tyre i ardhshëm. Me kontratën e re do të ketë edhe rritje të pagës për 24-vjeçarin.