Drita sërish fiton minimalisht ndaj Malishevës
BKT
Sport

Drita sërish fiton minimalisht ndaj Malishevës

Drita ka fituar minimalisht ndaj Malishevës në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan.

Ndeshja ka përfunduar 1-0. 

Drita kaloi në epërsi përmes një autogoli të shënuar nga Hoti qysh në minutën e 14-të.

Kësisoji Drita realizoi fitoren e tretë radhazi.

Kryetrajneri, Ardian Nuhiu është ndarë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, por ka vlerësuar edhe paraqitjen e Malishevës.

 Arsim Thaqi, trajneri i Malishevës e cila ka harruar fitoren, thotë se e ka pritur një rënie të tillë.

Me këtë fitore, Drita merr përkohësisht primatin në tabelë me 22 pikë, kurse Malisheva mbetet e shtata me 12 gjithsej.